Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vila e Enver Hoxhës të shndërrohet në Gjykatë Kushtetuese. Ky ka qenë propozimi më i fundit mbi të ardhmën e vilës bërë nga Kryeministri Pandeli Majko. Vila ku për vite me radhë ka jetuar ish-diktatori komunist Enver Hoxha me familjen e tij, që karatrerizohet nga bukuria dhe hapësira e madhe aktualisht është rezidencë qeveritare.

Kryeministri Majko i nxitur nga ankesat e kryegjyqtarit kushtetues Fehmi Abdiu ka nxituar ta propozoj atë si Gjykatën e re Kushtetuese. Por ky propozim është kunërshtuar madje me forcë nga pjesa më e madhe e nëtarëve të tjerë të kabinetit qeveitar. Kundërshtimi i bazuar në vlerat historike që e lidh atë vilë me të kaluarën e saj. Si motrat e vilave të ish-diktatorëve në botë janë shndërruar në muze. Shndërrimi i vilës në një institucion shtetëror do të humbte dhe atë pak gjurmë që brezat e rinj të njihen sadopak me të kaluarën./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame