Dëmtime në vreshta e ullishte

Pas 24 orësh është arritur të fiket zjarri i rënë në Vilbashtovë, për të cilin ende nuk ka një autor. Dëmet janë të mëdha, rreth 50 hektarë ullishte dhe 20 ha vreshta në fshatrat Vilbashtovë, Kryevidh, Ballaj dhe Milot janë shkrumbuar.

Për shkak të erës së fortë, e cila bëri të mundur përhapjen e flakëve, u rrezikuan edhe banesat. Banorët kanë hapur me traktorë brazda përreth tokave të tyre, për të parandaluar afrimin e zjarrit.

Nga zjarri masiv gjatë orëve të para të mëngjesit u përfshinë edhe Kodrat e Kallmit në Durrës. Për fikjen e tij u angazhuan 6 automjete, si dhe 20 forca të repartit të zjarrfikësve.

Pavarësisht se ndërhyrja për shuarjen e tij ka qenë e vështirë, zjarri nuk vuri në rrezik banesat në këtë zonë.

Tv Klan