Sekretari i Partisë Demokratike Vili Minarolli dhe Leonard Demi flasin në konferencë shtypi për Kryeprokurorin Arben Rakipin. Sipas Vili Minarollit nuk mjafton dorëheqja e Arben Rakipit për të çliruar drejtësinë nga politika por dorëheqjen duhet ta japë kryeministri Fatos Nano. Dy sekretarët demokratë i bënë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm mos ti nënshtrohet kryeministrit por të rishohë paanëshmërisht edhe njëherë proceset e figurave dhe udhëheqësve të Partisë Demokratike.

Pamje Partia Demokratike sekretari Vili Minarolli dhe Leonard Demi konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo