Intervistë me anëtarin e Partisë Demokratike, Vili Minarolli.

Detyra e delegacionit shqiptar ishte që të kundërshtonte me çdo mjet disa pika kryesore të draft rezolutës, disa prej të cilave arritëm t’i bënim. Përsa i përket qoftë etiketimeve të UÇK-së si bande terroriste u la e dyanshme, domethëne këto janë rezultate edhe nga ana e serbëve dhe nga ana e UÇK-së. Megjithatë edhe pse bëmë mjaft simpatizantë ose mjaft autorë që na
përkrahën idetë dhe pikëpamjet tona, të cilët i shprehën në diskutimet e tyre në fund rezoluta u votua duke pasur pohime jorealiste të ngjarjes në Kosovë. Nuk mund të mbështesim faktin që këta njerëz që kanë dalë në mbrojtje të shtëpive dhe pronës së tyre të quhen ose veprimet e tyre të quhen akte terroriste. Nuk mund të pranojmë faktin që vrasja e këtyre njerëzve të pafajshëm të quhet si rezultat i dënimit të terrorizmit kur nga ana tjetër ata që bëjnë vrasje, pra dënohen këta që vriten si terroristë dhe ata që i vrasin nuk e marrin një epitet të tillë. Partia Demokratike gjithnjë mbështet faktin që duhet të jetë NATO si organizëm ushtarak dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata që do të vendosin. Sepse ne po shikojmë që po përsëritet e njëjta skenë si në Bosnjë.”
/tvklan.al