Partia Demokratike nuk do të bëje fushatë anti kushtetuese por ka marrë përsipër që t’u bëje të ditur shqiptarëve se çfarë përmban dokumenti themeltar i shtetit. Në një deklaratë për shtyp, Sekretari i Marrëdhenieve për Shtetin i Partisë Demokratike Vili Minarolli denoncoi shkeljen e ligjit 42 si dhe pasqyrimin në Televizionin Shqiptar të mitingjeve të Aleancës për Shtetin. Duke mbetur në vërejtje për pasqyrimin në media të fushatës referendare, lideri demokrat theksoi se asnjë nga protestat e Komisionit Qëndror të Votimeve në drejtim të medias shtetërore, nuk është paraqitur në ekranin shqiptar, pasi drejtori Edi Mazi deklaron se i merr urdhrat nga Parlamenti. Sipas Minarollit ky është dhe shkaku i protestës së Opozitës pranë KQV-së.

Pamje Partia Demokratike Vili Minarolli./tvklan.al