Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kërkojmë përshpejtimin e procesit të 14 Shtatorit. Ka qenë ky prononcimi i sekretarit të Partisë Demokratike Vili Minarolli pas seancës së sotme të ngjarjeve të 13 dhe 14 Shtatorit. Ndërkohë për të në bankën e të akuzuarve duhet të kishin dalë më parë ata që vranë Azem Hajdarin më 12 Shtator.

Vili Minarolli, sekretari i PD:- “Ne e kem mirëpritur dhe duam që ky proces të filloj dhe të mbaroj sepse ka rreth 8 muaj që ka ndodhur dhe kur thuhet që ka mbaruar i gjithë procesi hetimor mirë është që drejtësia ta thotë fjalën e vetë. Kështu që për ne mirë është që ka filluar, donim që të fillonin dhe të gjitha proceset e tjera, që nuk e dimë janë mbyllur apo vazhdojnë të jenë të hapura siç nuk hetohet vrasja e Azem Hajdarit. Hapet gjyqi për 14 Shtator nuk hapet gjyq për 12 Shtator”.

Partia Demokratike ka protestuar sot edhe ndaj shkarkimit të 53 gjykatësve që nuk kanë marrë pjesë në testimin e disa ditëve më parë. Kjo parti e ka konsideruar këtë hap të presidentit Mejdani luftë politike për eleminuar ata që nuk i dëshiron. Partia Demokratike është angazhuar të korigjoj këtë shkarkim sapo të vij në pushtet./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego