Vili Minarolli, në një konferencë shtypi të Partisë Demokratike, deklaron:

“Partia Demokratike dega Tiranë njofton opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar se dje qytetarët e Tiranës janë mashtruar në një proces të ashtuquajtuar zgjedhor tërësisht të manipuluar. Me deklarimet e herë pas hershme ne kishim njoftuar me kohë për shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe shanset zero për të realizuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ashtu siç e kishim deklaruar dy javë më parë, dje qytetarët e Tiranës u prenë në besë dhe u ftuan në një proces zgjedhor me një rezultat të paracaktuar. Me aktin e djeshëm qeveria shqiptare realizoi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, përjashtimin e qytetarëve të saj nga e drejta e votës. Qeveria shqiptare me vetëdije të plotë organizoi një farsë zgjedhore tërësisht të manipuluar duke ndjekur shembullin që baballarët e tyre bënëme votat e shqiptarëve për 50 vjet. Nga 251 mijë zgjedhës që publikoi qeveria paraa dy javësh, u konstatua dhe u pranua se ishin përjashtuar mbi 200 mijë qytetarë të Tiranës nga votimi. Këtë shifër e konfirmoi dhe Komuniteti Ndërkombëtar pasi u paraqitën nga ana jonë dokumente të pakontestueshme që vërtetonin përjashtimin e shqiptarëve dhe konkretisht të demokratëve nga lista.”/tvklan.al