Spanjollët dhe anglezët do të përballen sot në orën 21:00 në Gdansk

Villareal dhe Manchester United do të luajnë sot në orën 21:00 në finalen e Ligës së Evropës në Gdansk.

Kjo është përballja e pestë direkte mes të dyja skuadrave në kompeticionet evropiane.

Takimet e mëpashme janë bërë në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve në edicionet 2005-2006 dhe 2008-2009, me një veçanti mjaft interesante. Të gjitha takimet kanë përfunduar në barazim pa gola.

Trajneri i ekipit spanjoll Unai Emeri kërkon që të vazhdojë dominimin në këtë kompeticion.

Emeri e ka fituar këtë trofe tri herë me Sevilla-n, kurse me Arsenalin u mund në 2019 në finale.

Për mediat, tekniku spanjoll tha se ekipi i tij do të lufotjë për trofeun dhe se janë krenarë që luajnë në këtë kompeticion.

Villareal kërkon me ngulm të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i këtij trofeu është rruga e vetme.

“Nëndetësja” në 14 takime nuk ka humbur kurrë në këtë kompeticion.

Ndërsa tekniku i “Djajve të kuq”, Ole Gunar Soskjaer kërkon titullin e dytë me ekipin.

Për United takimi ndaj Romës ishte humbja e vetme në Ligën e Evropës.

Trajneri Solskjaer tha se sezoni do të jetë i suksesshëm vetëm nëse fitohet ky trofe dhe se djemtë e tij janë përgatitur për të fituar.

“Djajtë e kuq” e kanë fituar Ligën e Evropës në 2017 nën drejtimin e Zhoze Murinjos.

Klan News