vin dizelVin Diesel javën e shkuar bëri publike ardhjen në jetë të vajzës tij me Paloma Jimenez, me të cilën është në një marrëdhënie prej vitesh.

Aktori i njohur, gjatë një interviste të dhënë për “Today” ka rrëfyer se ka preferuar ta quaj vajzën Pauline, në nder dhe kujtim të shokut të vjetër Paul Walker, i cili ishte ylli i veçantë i filmit “Fast and Furious”.

Më tej aktori është shprehur se në momentin që ka prerë kordonin e kërthizës së vogëlushes ka pasur në mendje veç mikun e tij Walker. “Unë e dija që edhe ai ishte aty. Emri i vajzës sime do ta mbajë gjallë kujtesën e tij, për një pjesë të familjes time dhe për një pjesë të botës time.”, ka theksuar Diesel.

Paul Walker vdiq në një aksident me makinë në nëntor të vitit 2013.

tvklan.al