Vin Diesel9 muaj pas vdekjes së aktorit të famshëm Paul Walker, në një aksident me makinë, miku i tij Vin Diesel rrëfen se ende nuk e ka marrë veten nga hëdhërimi për ndarjen e shokut të tij.

Në një intervistë për programin “Live With Kelly And Michael”, aktori shprehet se ka qenë një nga periudhat më të errëta të jetës ndarja e parakohshme nga jeta e mikut të tij, Paul Walker.

“Është me të vërtetë e vështirë. Në punën tonë kemi humbur shumë njerëz, por miqësia me Paulin ishte diçka krejt ndryshe. Ne u rritëm së bashku dhe së bashku u bëmë të famshëm. Ishte partneri im” – është shprehur Vin Diesel.

Me vdekjen e Paul Walker xhirimet e “Fast & Furios 7” u ndërprenë për rreth 4 muaj, derisa roli u Walker u zëvëndësua nga vëllai i tij i dytë, i cili kishte me shumë ngjashmëri me aktorin.

M.Sejdini