Ngjarja pranë Kalasë në Vlorë

Një person humbi jetën pasditen e kësaj të shtune në Vlorë, pasi u aksidentua nga një vinç. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë Kalasë.

Sipas policisë, vinçi po bënte pastrim të territorit në këtë zonë, kur aksidentoi personin në fjalë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Policia shoqëroi drejtuesin e vinçit. Ai është një 29-vjeçar nga Librazhdi, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen./tvklan.al