Fluksi i automjeteve nga Kosova që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik do të gjejë plotësisht të ndërtuar një prej segmenteve problematikë të autostradës Kukës-Morinë, ku krahas dublimit të urave, është duke u punuar edhe sa i takon masave mbrojtëse inxhinierike për sigurinë rrugore.

Sonila Qato, Drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar : 

Këtu flitet për rehabilitim dhe vënien në funksion të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës në 12 kilometra, të cilat neve synojmë që ti vënë më punë sa më shpejt.

 “Ka pasur një vonesë, një vështirësi për shkak se asnjë lloj vinçi që ekziston në rajon nuk e merrte përsipër dhe kontraktori është detyruar të prodhojë një vinç enkas për t’i transportuar nga viaduktet e dubluara për t’i hedhur në viaduktin që po dublohet”.

Ministrja e Infrastrukturës, tha se pavarësisht vështirësive teknike që paraqet projekti është e rëndësishme që punimet të përfundojnë brenda afatit

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë :

Do ishte mirë që gjatë sezonit kjo pjesë të ishte dorëzuar për të mos krijuar dhe probleme në trafik i cili vjen dhe nga Kosova apo edhe vizitorët që janë shtuar kohët e  fundit dhe vijnë në zonën e Kukësit.

Financimi për përfundimin e punimeve është i plotë dhe aktualisht krahas dublimit të urave është duke u punuar me asfaltimin e hyrje-daljeve të autostradës.

Tv Klan