Moderatorja promovon librin e nënës së saj, “Dashuritë e mia”

Moderatoren simpatike Viola Spiro, prej disa muajsh e shohim çdo mbrëmje në Klan Plus, në emisionin e saj sportiv “Sport Plus”. Viola e ftuar së fundmi, në programin “Rudina” ka promovuar vëllimin poetik të mamasë së saj, e cila ndodhet në SHBA.   

“Dashuritë e mia” quhet libri me poezi i Brunilda Spiros. Një libër që sjell përjetimin e poetes për dashuritë shumë dimensionale, duke kuptuar se sa shumë e jeton dhe e përjeton ajo jetën, duke ndjerë njëherazi si aromën e lumturisë në familje, në shoqëri, në punë.

“‘Dashuritë e mia’, sepse ajo nuk e përkufizon dashurinë vetëm njerëzore, diçka që kemi vetëm për të afërmit tanë, familjarët, miqtë, është edhe për natyrën dashuria e saj, për gjërat e vogla që duhet t’i vlerësojmë patjetër. Nëse nuk japim dashuri, sigurisht nuk do marrim dashuri. Mesazhi i saj është “Dashuritë e mia” që janë gjithçka, të shumta dhe mund të jetë dhe diçka shumë e vogël”.

Ky është libri i dytë i poetes, ku më parë ka sjellë vëllimin poetik me titull “Kur ti vjen”. Një prej poezive i dedikohet edhe Violës.

Unë e gjej në shumë poezi veten, por njëra është e gjitha për mua dhe më ka ardhur në orën 12:00 të ditës, që kam patur ditëlindjen. Mami ishte kujdesur që ta dërgonte, Petrula ta kishte shkruar, edhe pse ishte me shkrimin e Petrulës, që unë i them gjithmonë e ke shumë të keq shkrimin. U mundova ta lexoja që të merrja atë të mamit”./tvklan.al