Rudens Turku vjen me një projekt të rëndësishëm për kulturën dhe artin

60-vjetori i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve solli në Shqipëri violinisti me famë botërore Rudens Turku. Shoqëruar nga pianistja Merita Rexha Tërshana dhe Orkestra e Harqeve e Universitetit të Arteve, Rudens Turku mblodhi në një koncert emra të njohur të artit dhe muzikës.

Ai kthehet në Shqipëri me një projekt të rëndësishëm për kulturën, pa lënë pas axhendën e ngarkuar në skenat botërore. Loja e tij është vlerësuar edhe nga muzikanti i njohur Zhani Ciko.

Violinisti Rudens Turku ka sjellë me vete edhe lajmin e mirë, pasi mbi 2000 vepra origjinale, që përbëjnë të gjithë  katalogun nga 55 komponistë do t’i dhurohen Universitetit të Arteve nga shtëpia botuese me famë botërore “Henle Verlag”.

Rudens Turku studioi në Mynih dhe ka një aktivitet të gjerë koncertor në skenat botërore, duke fituar edhe shumë çmime të rëndësishme.

Klan News