Që në moshën 3-vjeçare ka kompozuar melodi dhe sot është një violinistët më të dashur për publikun. Mateu Olshefski, i njohur si violinist pa këmishë ka filluar të krijojë melodi që në moshën 3-vjeçare.

Por rreth 26 vite më vonë ai u thotë njerëzve se ka lindur me violinë në dorë. Me mbështetjen e prindërve dhe  mësusesve të muzikën ai po korr sukses me koncertet e tij të veçanta. Ai tani frymëzohet nga këngët e artistëve të  famshëm dhe bën cover me violinën e  tij. E nuk merret vetëm me muzikën, por dhe viziton vende nga më të ndryshmet .

Një grup investitorësh ka në premtuar se do ta ndihmojnë violinistin pa këmishë të ecë në sallat botërore.   Ai tregon se është rritur në një familje konservatore, dhe dëshira për të dalë kudo pa këmishë e ka bërë për të hequr turpin. Ai thotë se ndjehet rehat dhe këtë e ka pranuar si pjesë të tij. Ai tregon se video që i pëlqen më shumë është   Little Mermaid’s, jo vetëm për veshjen por dhe publiku që e shikonte atë ishte një emocion i veçantë.

Burimi: Klan Plus