Këngëtarja dhe Dua Lipa ndanë momente të veçanta në rrjetet sociale

Të shumtë kanë qenë ata që janë gëzuar për fitoren e Anglisë në Euro 2020 dhe midis tyre nuk kanë munguar as figurat e njohura si këngëtaret Adele dhe Dua Lipa.

33-vjeçarja Adele ndau një video teksa shikonte ndeshjen ku tregonte gëzimin e madh që e pushtoi atë pas golit të Kane. Në video dëgjohen ulëritjet e gëzimit pasi vendi i saj siguroi finalen e kampionatit  Europian.

Dua Lipa ishte gjithashtu tepër e entuziazmuar nga rezultati. Për të parë ndeshjen ajo shoqërohej nga  miqtë e saj. Këngëtarja mbante të veshur ngjyrat e flamurit anglez për t’iu përshtatur rastit tejet të veçantë.

Kujtomë se tani në finale Anglia do të përballet me Italinë e Roberto Mancini-t në “Wembley” më 11 Korrik.

Tv Klan