Guxim dhe modë në festën pas ceremonisë

Nëse tapeti i kuq i çmimeve OSCAR ka një lloj përmbajtje, më shumë stil klasik dhe sigurisht shumë shkëlqim, në tapetin pas ceremonisë vipat guxojnë më shumë.

Bukuroshet hollivudiane vendosin në plan të parë linjat, më shumë dekolte, më shumë këmbë në dukje, me pak fjalë më shumë seksi.

Adriana Lima ka lënë pa fjale të gjithë me pamjen e saj, por edhe Kate Hudson, Kim Kardashian, Haidi Klum etj.

Nuk mungoi këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila në ndryshim nga vitet e tjera, nuk kishte një luk shok, por sërish tregoi linjat e saj perfekte.

Në tapetin e ‘Vanity Fair after party’ ranë në sy edhe çiftet hollivudiane si John Legend me bashkëshorten Chrisi Tigen, apo Scarlet Johanson me Colin Jost.

Tv Klan