Vipat që tërhoqën vëmendjen në Kanë




Vipat që tërhoqën vëmendjen në Kanë

21:00 21/07/2021

Nga Georgina Rodriguez te Bella Hadid e Sharon Stone të veshura me Armani e Dior

Në pasarelën e Festivalit të Filmit në Kanë, të shumta kanë qenë modelet që kanë tërhequr vëmendjen me pamjen dhe veshjet e tyre.

Tapeti i kuq, bëri bashkë emra të njohur të modës në botë, por jo vetëm. Chiara Ferragni, Asia Argento, Georgina Rodriguez, Bella Hadid, Sharon Stone, ishin disa nga emrat që tërhoqën më së shumti vëmendjen. Ata janë paraqitur në festivalin e njohur, të veshura me markat më të shtrenjta botërore, si “Dior” dhe “Armani”.

Georgina kishte përzgjedhur një fustan në ngjyrë kafeje pas trupit, i cili i nxirte në pah format perfekte që ka. Partnerja e yllit të futbollit rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve dhe paparacëve të cilët nxituan ta fotografonin.

Mirëpo, një vëmendje më të madhe tërhoqi Kimberley Garner, e cila u shfaq e mrekullueshme me një fustan të lehtë e me të çara te këmbët, ku gjatë ecjes bukuroshja bionde ekspozoi pak “padashje” të pasmet.

Ky edicion i Kanës i përkiste në fakt vitit të kaluar, por për shkak të pandemisë u shty për 2021, madje dhe këtë vit data ndryshoi duke u spostuar me disa muaj.

Klan News





Të ngjashme