Pas Salah një tjetër yll bindet nga projekti i së ardhmen te Liverpool. Virgil van Dijk ka vendosur të rinovojë edhe për dy sezone të tjerë për të vijuar kështu karrierën në Angli. 33-vjeçari në skadencë kontrate në fund të sezonit ka firmosur të paktën deri në vitin 2027, duke iu bashkuar në këtë mënyrë hapave të egjiptianit.
Mbrojtësi holandez ka qenë gjithmonë i pranishëm këtë sezon, duke luajtur në 44 ndeshje në të gjitha garat dhe duke shënuar katër gola.
Pavarësisht problemeve të dëmtimeve brenda skuadrës, ai ka siguruar qëndrueshmëri dhe stabilitet në qendër të mbrojtjes, duke e ndihmuar klubin të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të 20 kampion. Liverpool i duhet vetëm 6 pikë për të koleksionuar në gjashtë ndeshjet e fundit, mision që duket se është më i prekshëm se kurrë.
Që kur iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018, Van Dijk ka fituar Premier League, Champions League, FA Cup, Kupën e Ligës, Superkupën Europiane dhe Kupën e Botës për Klube.
Klan News