Brati: Mesatarisht deri në 25 vizita në ditë në një poliklinikë

Problemet në rrugët e frymëmarrjes apo bronshitet janë disa nga simptomat që janë dominante tek fëmijët gjatë kësaj periudhe. Sipas mjekes pediatre Sonila Brati, ka dhe një rikthim të varicelës.

“Dominojnë disa probleme këtë periudhë, infeksionet respiratore, laringitet, infeksionet  e rrugëve të poshtme respiratore, bronshitet dhe ka një rikthim të lisë së dhenve apo variçelës, e cila u evidentua në Shtator-Dhjetor, pati një ndërprerje dhe u rikthye sërish. ”

Mjekja thekson se kryesisht më të prekur janë grupmosha në çerdhe dhe kopshte dhe numri I vizitave është mesatarisht 25 në ditë

“Çerdhet dhe kopshtet janë më prezentë në këtë periudhë, diku te 25 vizita.”

Specialistët apelojnë që mos të dërgohen fëmijët nëpër urgjenca kur kanë simptoma të lehta apo temperature jo shumë të lartë, por t’i drejtohen mjekut të familjes.

Klan News