60-70 raste në ditë paraqiten me virozat e stinës në pediatrinë e spitalit të Korçës. Një numër i vogël i fëmijëve janë të shtruar nën kujdesin e mjekëve ndërsa sipas bluzave të bardha kjo situatë është e pritshme për shkak të uljes së temperaturave.

“Deri tani nuk kemi pasur raste që kemi dërguar në Tiranë. Rastet që janë paraqitur i kemi menaxhuar dhe trajtuar këtu me sukses. Numri i vizitave për këtë periudhë është 60-70 vizita në ditë që paraqiten, por shumë pak raste shtrohen në spital.”

Çfarë simptomash paraqesin virozat te fëmijët.

“Tek fëmijët paraqiten në shumicën e rasteve me temperaturë në ditët e para dhe pas 5-6 ditëve në disa raste aty ku gjen virusi terren të përshtatshëm kanë dhënë edhe komplikacione që janë rrugët e sipërme të frymëmarrjes.”

Mjekët këshillojnë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në kopshte apo çerdhe gjatë ditëve që janë sëmurë për të shmangur përhapjen e virozave.

Klan News