Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dimri i vonë rishfaqet bashkë me virozat e tij. Ulja e papritur e temperaturave në këtë pranverë solli pasoja në shëndetin e të vegjëlve, por edhe të rriturve. Në poliklinika lagjesh dhe urgjencën e spitalit gjen njerëz në radhë që presin të vizitohen. Vetëm sot në Pediatri janë paraqitur 50 raste me temperaturë të lartë. Arta Dede pediatre shpjegon.

Arta Dede:- “Nuk kemi më ato simptoma që kemi pasur dy muaj përpara. Fëmijët tani më tepër janë me problemet e infeksionit të bajameve, me temperaturë që mund të shkojë dhe me 40, me dhimbje koke, që herë pas here shoqërohen edhe me dhimbje barku e diare. Ky infeksion mund të jetë infeksion bakterial”.

Mjafton ndërrimi i motit, për të kaluar deri në bronkopneumoni, ndaj kujdes, një nga këshillat është përdorimi i lëngjeve të ngrohta, antibiotik e shurup./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti