Dy ditët e fundit të vitit kanë sjellë rritje të rasteve të prekur nga viroza stinore dhe grip në të gjithë vendin. Mjekët e poliklinikave konstatojnë se numri i të prekurve po rritet shpejt ndërsa janë shënuar edhe rastet e para me simptoma të rënduara.

Instituti i Shëndetit Publik ka parashikuar më herët se janari pritet të sjellë epideminë gripale në vend, e cila duket se do jetë më agresive se e nje viti më parë.

Ndërsa festojmë ndërrimin e viteve, mjekët apelojnë që të gjithë ata që ndjejnë simptomat e para të kontaktojnë me mjekun dhe të mos marrin medikamente në farmaci pasi mund të përkeqsohen.

Tv Klan