“Virtuozët”, formati hit i “Endemol Shine Group” për talentet e rinj, që korri sukses në Francë, erdhi për herë të parë në Shqipëri, mbrëmjen e së dielës në teatrin e Tv Klan.

Më një audiencë maksimale, spektakli që i dedikohet  talenteve në muzikës dhe baletit klasik, ndezi dritat në Televizionin Klan.

Inva Mula, e cila ishte për herë të parë në rolin e moderatores, ja doli me sukses të prezantonte këtë spektakël magjik.

Në natën e parë të spektaklit 10 konkurrentët performuan me sukses, në tre gjini, kanto, balet dhe instrument, nga të cilët 4 prej tyre u kualifikuan për çerekfinale.

Aftësitë e tyre në të kënduar, kërcyer dhe interpretuar u gjykuan nga profesionistë të secilës disiplinë konkurruese; sopranoja Mirjam Tola, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi, balerina Ambeta Toromani, të tre të angazhuar artistikisht në Evropë.

/tvklan.al