Virusi “çinepide” i vërsulet gështenjës

Virusi “çinepide” i vërsulet gështenjës

08:30 20/11/2019

Prodhuesit japin alarmin: Do mbetemi 15 vite pa prodhim

Prodhuesit e gështenjave japin alarmin për një virus që ka nisur të përgjysmojë prodhimin  gështenjës në vend.

Arjan Çitozi që merret me këtë aktivitet tha për ‘Pro Business’ në Klan Plus se Ministria e Bujqësisë duhet të ndërhyjë menjëherë pasi pasojat që lë ky virus janë të mëdha.

Virusi mund të tërhiqet vetëm nga një insekt.

“Cinepide Virus që ka nisur të përgjysmojë prodhimin e gështenjës. Të ndërhyjë që të blejë një insekt sepse vetëm ata e marrin nga Torino. Në do mbetemi pa gështenja dhe flitet 10-15 vjet mbetemi pa gështenjë. Prilli është sezoni që shumohet”.

Ky virus ka lënë pasoja të mëdha në Itali kur preku prodhimet e gështenjës.

“Kur ra në Itali për herë të parë gështenja u zhduk për 15 vite”.

Prodhuesit bëjnë apel të kapet në kohë ky problem pasi ka mjaft kërkesa nga tregjet jashtë për gështenjën shqiptare.

Klan Plus





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi