Një studim i ri tregon se virusi Covid-19 mund të mbijetojë në mish dhe peshk të ngrirë për 3 javë.

Për të kryer studimin, mishi dhe peshku i infektuar u ruajtën në temperaturat e ngrirjes për të parë nëse virusi mund të mbijetonte.

Pas 21 ditësh, koronavirusi ishte akoma i pranishëm në mostrat e mishit dhe të peshkut.

Studiuesit shprehen se kjo mund të shpjegojë shpërthimet në vendet që nuk kanë pasur ndonjë rast të koronavirusit për periudha të gjata.

“Përhapjet e fundit janë shfaqur në Vietnam, Zelandën e Re dhe pjesë të Kinës ku nuk kishte pasur raste për disa muaj. Importi i ushqimit dhe paketimi i ushqimit të kontaminuar është një burim i mundshëm për shpërthime të tilla të virusit. Një mbajtës i ushqimit të infektuar ka potencialin të bëhet një rast indeksi i një shpërthimi të ri”, shprehen studiuesit. /tvklan.al