Nga Gucci tek Armani, shtëpitë e mëdha të modës po riformatojnë kalendarët e tyre për të dalë në pasarelë ku do të prezantojnë koleksionet e reja.

Stilistët po ulin numrin e sfilatave për javët e modës në Milano, Londër, Paris dhe Nju Jork.

Pas më shumë se dy muajsh bllokimi dhe dyqane të mbyllura, industria e modës ka shënuar një rënie prej gati 35% për shkak të pandemisë Covid-19.

Stilisti amerikan Michael Kors ishte një nga ata që bëri thirrje për të ngadalësuar prodhimet e veshjeve, madje u tërhoq nga java e modës që do të mbahet në Nju Jork në Shtator.

Kors do të marrë pjesë në vetëm dy koleksione në vit, një në Pranverë-Verë dhe një në Vjeshtë – Dimër.

Gjithashtu edhe dyqanet ku shiten rrobat që janë firma po marrin gjithnjë e më pak veshje. Ekspertët e modës janë shprehur se prodhuesit duhet të bëjnë shumë kujdes me shpenzimet.

Madje sipas tyre dërgesa e veshjeve për periudhat Pranverë-Verë dhe Vjeshtë-Dimër do të varen më shumë nga fakti sesi klienti jeton dhe shpenzon.

Nga ajo që raporton Reuters, debati në industrinë e modës filloi që kur pandemia e Covid-19 u përhap në të gjithë botën. Është bërë thirrje se në këtë periudhë pandemie firmat e njohura nuk duhet që të  shpenzojnë më shumë për reklamime.

Klan Plus