Numri i viktimave prej koronavirusit në Gjermani është rritur dhe do të vazhdojë të rritet. Kështu ka paralajmëruar këshilltari për shëndetësinë i qeverisë.

Lothar Wieler, i cili drejton Institutin Publik për Shëndetin tha se vdekshmëria është ende e ulët, rreth 0.8%. Kjo sipas tij ndodh për shkak të testimeve që në fazë të hershme dhe se shumica e rasteve janë të rinj, njerëz të shëndetshëm dhe që kanë simptoma të lehta.

Megjithatë ai shtoi se tashmë edhe të moshuarit po rezultojnë pozitivë me sëmundjen, e cila po përhapet edhe në spitale dhe shtëpi përkujdesjeje. Kjo e bën të besojë Wieler se numri i të vdekurve pritet të rritet në të ardhmen./tvklan.al