Një virus në software thotë se miliona përdorues të Facebook mund të kenë publikuar pa dashje informacionet e tyre private, ka paralajmëruar kompania.

Virusi ka shkaktuar që postimet e përdoruesve të ndahen me të gjithë ndërkohë që përdoruesit mund të kenë zgjedhur më parë një opsion më të kufizuar, si psh “miqtë e miqve”.

“Do donim të kërkonim ndjesë për këtë gabim”, tha Erin Egan, drejtoresha privatësisë në Facebook.

Përdoruesit që mund të jenë prekur do të njoftohen në Facebook.

“Kohët e fundit kemi vënë re një virus që sugjeron automatikisht shpërndarjen e postimeve me publikun kur disa njerëz krijojnë postimet e tyre në Facebook”, tha Egan.

“Ne e kemi rregulluar këtë çështje dhe duke filluar nga sot ne po i lejojmë të gjithë të prekurit të rishikojnë postimet që kanë bërë gjatë kësaj kohe”.

“Për të qenë të qartë ky virus nuk ka ndikuar te ndonjë postim që përdoruesit kanë postuar më parë dhe ata ende mund ta zgjedhin audiencën e tyre ashtu siç ka qenë gjithmonë. Do të dëshironim të kërkonim ndjesë për këtë gabim”./tvklan.al