Zyrtarët shëndetësorë amerikanë thonë se virusi i poliomielitit ishte i pranishëm në ujërat e zeza në një periferi të Nju Jorkut një muaj përpara se të zbulohej një rast në Korrik.

Rasti, i pari në SHBA që nga viti 2013, u gjet në një pacient të paidentifikuar në Rockland. Zyrtarët thonë se nuk është identifikuar asnjë rast i ri dhe nuk është ende e qartë nëse virusi po përhapet në mënyrë aktive.

Poliomeliti u zhduk nga SHBA nga një fushatë vaksinimi që filloi në vitin 1955. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), prania e poliomielitit në ujërat e zeza sugjeron se mund të ketë të tjerë që mund të kenë virusin.

Zyrtarët muajin e kaluar thanë se pacienti i Rockland ishte i pavaksinuar. Muajin e kaluar, zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thanë se virusi që shkakton poliomielitin u zbulua në një numër shqetësues të mostrave në ujërat e zeza në Londër.

Nga poliomieliti nuk ka shërim, por mund të parandalohet me vaksinë. Virusi prek më së shumti fëmijët, shkakton dobësi dhe paralizë muskulore, dhe në rastet më të rënda paaftësi të përhershme dhe vdekje.

Në SHBA, rreth 93% e fëmijëve kanë marrë të paktën tre doza të poliomielitit, sipas të dhënave të vaksinimit nga CDC./tvklan.al