Numri i personave të infektuar nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë, dyshohet të jetë më i madh se sa paraqitet nga shifrat zyrtare. BBC raporton se një grup ekspertësh i kanë thënë se ky numër besohet të jetë në qindra të infektuar, rreth 1700.

Dy persona janë të konfirmuar që kanë humbur jetën nga ky virus.

Virusi i rrezikshëm është shfaqur në qytetin kinez Wuhan, por ka patur dy raste në Tajlandë dhe një në Japoni.

Në Singapor dhe në Hong Kong, të gjithë udhëtarët e ardhur nga Kina që kanë zbritur në aeroport, janë ekzaminuar, ndërsa janë njoftuar edhe autoritetet amerikane që të marrin masa të ngjashme në aeroportet kryesore, si në San Francisco, Los Angeles dhe New York.

Ky lloj virusi i rrezikshëm fillon si ftohje e zakonshme dhe mund të përfundojë duke shkaktuar vështirësi të rëndë në frymëmarrje, duke u bërë potencialisht vdekjeprurës. Virusi ishte shfaqur për herë të fundit në Kinë përpara 16 vitesh.

Virusi i rrezikshëm shkaktoi 700 të vdekur në të gjithë botën në vitet 2002-2003 kur shpërtheu si epidemi. Zyrtarisht, Kina njoftoi “pastrimin” nga ky virus në vitin 2004. Por mesa duket është shfaqur sërish. /tvklan.al