Për këtë virus nuk ekziston asnjë vaksine ose trajtim mjekësor

Ndërsa bota vazhdon të përballet me COVID-19, ekziston një virus tjetër që është një nga kërcënimet e ardhshme pandemike i quajtur virusi Nipah.

Paralajmërimi u dha nga krijuesja e vaksinës AstraZeneca Dame Sarah Gilbert.

 “Nëse do të kishim një variant Delta të virusit Nipah, ne do të kishim papritur një virus shumë të transmetueshëm me një përqindje vdekshmërie 50%,” tha ajo.

Virusi Nipah nuk është i panjohur. Në vitin 1999, virusi mbërriti në Malajzinë qendrore pasi gjeti strehë tek lakuriqët e natës, të cilët më pas ushqeheshin nga pemët frutore që vareshin mbi fermat e derrave. Derrat u ushqyen me mbetjet nga lakuriqët e natës dhe virusi kaloi nga  derrat tek  njerëzit.

Sipas OBSH -së shkalla e vdekshmërisë në rastet e raportuara vlerësohet në mes 40 dhe 75%.

Njerëzit e infektuar fillimisht kanë simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, të vjella dhe dhimbje të fytit.

Aktualisht nuk ka asnjë trajtim mjekësor  ose vaksinë për personat që infektohen  nga virusi Nipah.

Klan News