Aktori i dashur për publikun, Visjan Ukcenaj, ishte sot i ftuar në programin “Ditë për Ditë” në Tv Klan. Në mbyllje të sezonit të programit “Duplex”, aktori tha se do të fokusohej tek një projekt i ri informues dhe argëtues, të cilin do ta zhvillojë në bashkëpunim me disa konçesionarë makinash.

Bëhet fjalë për video në Youtube, ku ai do të provojë makina të ndryshme dhe do të ndajë me publikun eksperiencën, por dhe këshillat e tij, të cilat do kenë dhe një dozë humori ashtu siç ai di.

Videot do të shfaqen në kanalin që aktori ka në Youtube dhe do përfshijnë modele të ndryshme makinash.

Një pasion ky, të cilin Visjani e sjell së shpejti për publikun dhe siç u shpreh ai përmes tyre do ti vijnë në ndihmë publikut.

“Kam disa projekte, por tani jam duke nisur një që ka të bëjë me makinat. Është një pasion i imi. Do jetë në Youtube dhe jo në televizion. Jashtë ka pafund formate të këtij lloji, por në Shqipëri është i pari. Do ketë modele të ndryshme makinash, do ketë humor elegant. Nëpër makina do jem vetëm. Pritet të fillojë shumë shpejt. Shumë njerëz nuk kanë mundësi të shkojnë tek konçesionarët dhe të shikojnë makina, ndërkohë që përmes këtij projekti do kenë mundësi të informohen lidhur me funksionet e makinës, çfarë ofron ajo dhe si mund ta blejnë atë.Qëllimi është të jetë një projekt informues. Ne nuk e kemi për kulturë të shkojmë të provojmë makina, prandaj këto video do t’i vijnë në ndihmë kujtdo që ka nevojë për informacion. S’ka asgjë të keqe të provosh një makinë”, tha Ukcenaj./tvklan.al