Presidenti i Rusisё Vladimir Putin nё letrat e tij pёr vitin e ri pёrdor tone pajtimi: Ai i ofron SHBA-sё bisedime tё zgjeruara, edhe me Gjermaninё ai do tё vazhdojё “bashёpunimin e mirё”.

Nё letrёn dёrguar me rastin e vitit tё ri presidentit tё SHBA-sё Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin, ka sinjalizuar gatishmёri pёr bisedime. Ai ofron bisedime pёr njё “agjendё tё zgjeruar”, deklaroi Kremlini. “Marrёdhёniet janё njё faktor i rёndёsishёm pёr stabilittin strategjik dhe  sigurinё ndёrkombёtare”, thuhet nё komunikatёn pёr shtyp.

Raportet mes Moskёs dhe Uashingtonit prej vitesh janё tё kёqia. Trump pёrballet me akuzat pёr njё afёrsi tё tepruar me Rusinё. Sipas kёtyre akuzave Moska ka ndёrhyrё nё fushatёn elektorale 2016 nё favor tё Tumpit. Nё tetor Trump kёrcёnoi me anullimin e marrёveshjes 30-vjeҁare tё ҁarmatimit, nё tё cilёn tё dyja palёt deklarojnё heqjen dorё prej raketave tё caktuara. Njё garё e re armatimi kёrcёnon: Tё mёrkurёn Rusia njoftoi testin e sukeshёm tё njё rakete tё re ndёrkontinentale tё tipit “Avangard”.

Kartolina pёr vitin e ri nё gjysmёn e botёs

Putin u dёrgoi urimet e vitit tё ri edhe krerёve tё tjerё tё shteteve dhe qeverive, ndёr tё tjera kryeministres britanike Theresa May, kryeministrit japonez Shinzo Abe dhe presidentit kinez Xi Jinping. Edhe presidentit tё Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier dhe kancelares Angela Merkel Putin u uroi gjithё tё mirat pёr vitin e ri duke theksuar, se do ta vazhdojё “bashkёpunimin nё fusha tё ndryshme” me Gjermaninё. Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, Putin i shkruan, se ёshtё i kёnaqur me zhvillimet nё marrёdhёniet midis dy vendeve.

Njё tjetёr kartolinё urimi iu adresua prej tij  presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili merr mbёshtetje nga forcat e armatosura ruse qё nga viti 2015. Putin premtoi, se do tё vazhdojё mbёshtetjen “nё luftёn kundёr terrorizmit”. Assadi akuzohet pёr krime sistematike kundёr popullsisё sё vet civile, ndёr tё tjera edhe pёr sulme me gaz toksik./DW