Vit tragjik për gazetarët

Reporterët pa kufij: 56 të vrarë në gjithë botën

2018-a rezulton një vit i përgjakshëm për gazetarët. Të paktën sipas shifrave të publikuara së fundi nga Organizata Ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”, sipas të cilës 56 gazetarë përllogariten të vrarë në gjithë botën deri më 1 Tetor. Bilanci është më i rëndë se në 2017-ën, kur përgjatë gjithë vitit u ekzekutuan 55 gazetarë.

Siç duket edhe nga kjo hartë, vendi më i rrezikshëm për gazetarët këtë vit ishte Afganistani ku humbën jetën 14 profesionistë, i ndjekur nga Jemeni me 7 po aq sa edhe në Shtetet e Bashkuara.

Vrasja më monstruoze është ajo e gazetarit saudit Xhamal Kasugi, i cili dyshohet të jetë vrarë brenda konsullatës arabe në Stamboll më 2 Tetor. Krimi është ende i mbuluar me mister, por rasti ka shtuar tensionet diplomatike mes Ankarasë e Riadit. Autoritetet turke pretendojnë se kanë fakte filmike që ai është vrarë nga një ekip sekret saudit prej 15 vrasësish profesionistë. Por qeveria saudite mohon të jetë përfshirë në vrasjen e tij. Kasugi ishte kundërshtar i ashpër i ndërhyrjes ushtarake saudite në Jemen.

Bujë bëri edhe vrasja e një gazetareje investigative bullgare, e treta e vrarë këtë vit në vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*