Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut.

Ajo është para së gjithash një antioksidant i madh dhe i fuqishëm që mund të neutralizojë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe plakjen e qelizave.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse ky ”përbërës” është jashtëzakonisht i rëndësishëm kundër sëmundjeve  kardiovaskulare.

Përveç kësaj, një nga detyrat kryesore të vitaminës E është të përforcojë mbrojtjen imunitare,  parandalon çrregullimet e lëkurës si puçrrat dhe ekzema, ndihmon në ndërlikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i shkëlqyer kundër sindromit premenstrual.

Marrja e vitaminës E shpesh lidhet me atë të vitaminës A dhe C, dhe të acideve yndyrore siç janë Omega-3 dhe Omega-6, që janë në gjendje të rigjenerojnë vitaminën E, në veçanti tocopherol-in, i cili pasi kryen funksionin e tij mund të oksidohet.

Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile.

Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj kancerit është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy.

Klan Plus