Kanë kaluar 20 vite që kur Sali Berisha braktisi profesionin e mjekut, në vitin 1990 për t’ju kushtuar politikës. I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, kryeministri foli për vitin 1990, por edhe lëvizjen e Dhjetorit.
Në fillim të intervistës ai u shpreh: Sot pas 20 vjetësh jam 20 herë i lumtur, që përjetova dhe luajta atë rol që munda të luaj, në vitin më përcaktues të historisë kombëtare të shqiptarëve, pas pavarësisë së këtij vendi, në vitin 1990. Unë kam qenë një studiues, i cili për një komplesks rrethanash kisha filluar studimet dhe kërkimet shkencore. Në dy vitet e fundit të fakultetit të mjekësisë kisha arritur të botoj në mbarë botën studime origjinale, që dhe sot qëndrojnë si studime referencë./tvklan.al