Partitë politike shqiptare kanë mbyllur një vit të ngjeshur me zhvillime partiake dhe kombëtare të cilat kanë ndryshuar rrjedhat e zhvillimit të vendit. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, zgjedhjet në Kosovë, ndryshimet në lidershipin e opozitës dhe kriza në Partinë Socialiste shënon hapa vendimtarë drejtë ndryshimeve për të gjithë klasën politike.

Ky vit e gjeti maxhorancën në debatin më të mprehtë të saj, të 10-viteve pluralizëm. Kontradiktat dhe përplasjet mes Nanos dhe Metës, nuk u shuan as para Vitit të Ri duke lënë të hapur rrugën për zhvillime të reja në ditët e para të Janarit. Kryetari socialist Nano është larguar duke i bërë urimet e tij pranë administratës së partisë ndërsa kryeministri ka uruar stafet e disa dikastereve qendrore për një vit më të mbarë.

Në Partinë Demokratike, zhvillimet nuk kanë qenë më të pakta, pas zgjedhjeve të 24 Qershorit, drejtuesit e bashkimit për fitore ndërmorën një tur europian, në të cilin shpalosën pretendimet e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve.

Ndërsa në Dhjetor selia blu, u angazhua për zgjedhjen e lidershipit të partisë. Berisha i rikonfirmuar si kryetar tashmë do t’i duhet të përballoj sfidat e vitit 2002 me njerëz të rinj të votuar nga Këshilli Kombëtar./tvklan.al