Viti 2012, më pak para për italianët (02 Janar 2012)

Posta

Viti 2012, më pak para për italianët (02 Janar 2012)

16:33 02/01/2012

Në mesin e parashikimeve pesimiste për ekonomitë europiane, italianët përgatiten për një vit që do t’u sjellë më pak të ardhura. Rritja e çmimit të naftës, taksat e larta dhe pensionet e ulëta, paralajmërojnë se ky vit do të sjell vështirësi.

Cinzia Nicolanti tregtare shprehet :

“Shpresoj që ajo që përjetuam në 2011 të marrë fund, por kam dyshime.  Njerëzit bënë gjithçka munden dhe janë të tmerruar”.

“Nuk pres asgjë të mirë. Nësë ky vit do të jetë si ai që sapo lamë pas, do të duhet ta mbyllim. Nuk mund të bëjmë asgjë. Unë jam gati të dal në pension dhe biznesin do ta menaxhojnë femijet e mi, por edhe nëse punon 10 orë në ditë, mezi mund të arrish pagën e një personi të vetëm. Situata është realisht e keqe. ” – u shpreh Antonio Scelfo, një tjetër tregtar.

Edhe shtypi në Itali është fokusuar tërësisht në të ardhmen ekonomike të vendit dhe Europës, duke paralajmëruar ditë më të vështira. Pesimizmi reflektohet gjithkund.

Italia është në zemër të krizës europiane të borxheve dhe qeveria teknike e Mario Montit ka miratuar një paketë kursimi prej 33 miliardë eurosh për të zbutur borxhin prej 1.8 trilionë eurosh, një paketë që parashikon çmime me të larta të naftës, taksa më të larta e pensione më të ulëta për disa kategori./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT