Teksa Brad Pitt ishte duke marrë rrëmbyer çmim në Golden Globe për rolin e tij në “Upon a Time “, ish- bashkëshortja Angelina Jolie ishte duke kaluar kohë me fëmijët e saj.

Ajo këtë periudhë festive ka preferuar të jetë në shoqërinë e tyre, duke treguar se përkushtimi ndaj tyre vjen i pari. Aktorja 44-vjeçare u fotografua në pazar me vajzën e saj 11-vjeçare Vivienne, në Los Angeles.

Jolie kishte zgjedhur një pallto të zezë dhe të gjatë dhe sigurisht nuk mungonin syzet e zeza, që ajo nuk i eviton asnjëherë në daljet e saj publike.

Vivienne ka dhe një vëlla binjak dhe ata janë fëmijët biologjikë të Jolie me Brad Pitt. Çifti i dikurshëm kanë gjithashtu edhe 3 fëmijë të tjerë që i kanë birësuar. /tvklan.al