Viti 2024 ‘mallkim’ për Barcelonën


Viti 2024 ‘mallkim’ për Barcelonën

14:30 12/02/2024

Katalanasit me mbrojtjen më të keqe në pesë kampionatet kryesore të Europës

Barcelona shpërdoroi një mundësi të artë për tu afruar me Zhironën e vendit të dytë në La Liga. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim spektakolar, 3-3 ndaj Granadës së Myrto Uzunit. Një 90 minutësh që nxori në pah difektet në mbrojtje të skuadrës së Çavi Hernandez këtë sezon. Plot 33 gola të pësuar në 24 javë kampionat, mesatarisht 1.3 gola për çdo 90 minuta.

Ecuri që e bën Barcelonën skuadrën më të dobët në 5 kampionatet kryesore të Europës përgjatë vitit 2024. Në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani në të gjitha garat, blaugranët kanë pësuar 23 gola, duke lënë pas edhe një skuadër si Frosinone. Italianët kanë pësuar 22 gola gjatë kësaj periudhe në 7 takime, por ndryshe nga Barcelona janë në garë për mbijetesë.

Protagonist në këtë barazim 3-3 u bë edhe Myrto Uzuni, pasi asistoi tek goli i dytë për Pellistri. Në moshën 22 vjeç e 53 ditë, uruguajani u bë lojtari më i ri që shënon dhe asiston në transfertën e Barcelonës që prej prillit të vitit 2000. Pas këtij barazimi, Barcelona numëron 10 pikë më pak se Real Madrid kryesues, distancuar me 5 nga Zhirona e vendit të dytë.

Klan News









Të ngjashme