Mbi 1.158.204 shtetas rezultojnë të kenë hyrë në Shqipëri gjatë muajit Janar të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave.
Referuar këtyre statistikave, ky tregues ka pësuar një rritje me 12.4%, krahasuar me Janarin e vitit 2024.
Të ndarë sipas shtetësive, INSTAT nënvizon se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar ishte 597.808 persona, duke shënuar rritje me 10.6%, krahasuar me Janarin e 2024, ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri ishte mbi 560.396.
Referuar të dhënave zyrtare numri i të huajve u rrit me 14.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Rreth 97% e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë Janarit që lamë pas janë nga rajoni i Evropës, prej të cilëve Evropa Jugore zë 87% ndjekur nga Evropa Perëndimore me 4%.
Në publikimin e INSTAT, tregohet qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, ku në 97% të rasteve ishte për qëllime për turizëm dhe pushime, por edhe vizita tek të afërmit e tyre.
Në Janar të këtij viti ky tregues ka shënuar një rritje me 13.4%, krahasuar me Janarin e 2024.
Nga ana tjetër, rritje të ndjeshme në muajin Janar kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale me mbi 90%.
Klan News