E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Klea Huta u ndal fillimisht në projektet muzikore. Siç e thekson edhe Rudina Magjistari, të gjithë artistët janë përpjekur që nga pandemia e pas saj që të mos ndalin projektet e tyre. Por e kundërta ka ndodhur me Klean, kënga e fundit e së cilës i përket vitit të kaluar, siç e pohon dhe vetë, ama fajin e paska të gjithin partneri i saj, Elgit Doda.

Klea Huta: Është e vërtetë, por burri im është shumë i zënë  me këngët e veta dhe…

Rudina Magjistari: Me këngët e veta apo edhe për të tjerët?

Klea Huta: Edhe për të tjerët po me këngët e veta sidomos se Giti në fakt i është përkushtuar. Këtë vit është viti i Gitit dhe jam shumë e lumtur e shumë krenare për rrugëtimin e tij dhe suksesin që po përjeton, por prapë është shumë i zënë për gruan e tij, bën këngë vetëm për vete.

Rudina Magjistari: Po mirë, po një duet të paktën, t’ia marrësh kalanë nga brenda? Një duet mungon tek ju të dy dhe duhet, nuk ka një çift që s’ka bërë një këngë bashkë.

Klea Huta: Është e vërtetë, vetëm ne s’kemi bërë. E kemi në plan, por kam përshtypjen që pas Verës./tvklan.al