2020 do të jetë viti më i ëmbël për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Një vit më parë ku ajo mori propozimin për martesë në Bahamas nga Alex, tanimë dashuria do të kurorëzohet me një martesë. 

Sipas asaj që raportojnë mediat rozë Lopez dhe Rodriguez kanë ndërmend të bëjnë një dasmë gjigante, e cila ka për t’u mbajtur mend gjatë.

Data e saktë e ceremonisë së tyre ende nuk është bërë e ditur. Sipas mediave çifti ka ndërmend të shpenzojë 3 milionë dollarë për ceremoninë.

Edhe më herët këngëtarja i ka treguar kujtdo se ka gjetur dashurinë e jetës së saj, ndërsa Alex nuk resht së bëri të lumtur këngëtaren me gjestet e tij të dashurisë.

Klan Plus