11 medalje ndërkombëtare dhe brenda normës olimpike

Erkand Qerimaj e mbylli vitin me 11 medalje ndërkombëtare. Qerimaj me këto rezultate është në grupin e peshëngritësve që ka të drejtë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.  

“Jam brenda kualifikimit olimpik, jam momentalisht në vendin e tetë. Do të ketë edhe gara të tjera, por më i rëndësishëm është Europiani, pasi është një garë gold”.

Konkurrenca është e madhe, pasi në peshën 81 kilogramë marrin pjesë shumë peshëngritës. Erkandi ka përmirësuar disa herë rekordin kombëtar, por synon të bëjë më mirë.

“Jam në formë momentalisht, por pse mos ta përmirësoj rezultatin. Ky është dygarëshi më i mirë i jetës time me 351 kilogramë”.

Gara e fundit për vitin 2019 ishte Grand Prix në Doha ku mori 1 medalje argjendi dhe 2 bronzi.

Tv Klan