Nata e ndërrimit të viteve kaloi në një atmosferë tejet të bukur e të gëzueshme në kryeqytet. Qytetarët mbushën rrugët e Tiranës dhe Sheshin “Skënderbej” për të festuar dhe për të shijuar spektaklin e fishekjarreve, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Tvklan.al sjell disa pamje vërtetë mahnitëse nga kryeqendra e vendit, ku monumenti i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, u ndriçua nga drita e fishekzjarreve.

/tvklan.al