Viti i Ri, dy shtëpi të reja për dy familje në nevojë (Video)

Viti i Ri, dy shtëpi të reja për dy familje në nevojë (Video)

21:15 31/12/2018

Siç është bërë tashmë traditë, emisioni “Stop” me “Fundjavë ndryshe” ka bërë me shtëpi të re dy familje në nevojë.

Së pari jemi ndalur në Bulqizë, në familjen Shira, 5 anëtarët e së cilës shtyjnë ditët në kushte mbijetese. Kryefamiljari Nexhmi Shira vuan nga parkinsoni dhe nuk mundet t’i dalë zot familjes.

“Stop”, “Fundjava” dhe Presidenti i Balfin Grup, Samir Mane, i kanë dhuruar një jetë të re familjes Shira, duke i bërë shtëpinë e ëndrrave.

Ka 16 vjet që jetoj këtu me vuajtje shuam të mëdha. Shqiptarët kudo ku janë, të kthehen pas fukarenjve dhe bamirësisë, sepse është sevap. Unë për 5 mijë euro kam ngelur pa operuar këmbën dhe shpatullën. Vuaj edhe nga Parkinsoni, sëmundje e pashërueshme. Borxh këndej, borxh andej, jam mbajt. Buka me kursim, çdo gjë me kursim. Se jeta ime është nisi ters, e ters është tu mbaru. Ishalla Zoti i ka duart e gjëra dhe më ndihmon familjen

”, tha kryefamiljari Nexhmi Shira.

Vajza e madhe e familjes tregoi në emisionin e transmetuar me 7 Dhjetor se pavarësisht kushteve, ajo këmbëngul për tu bërë doktoreshë në të ardhmen. Ndërsa djali tha se edhe pse shiu që bie jashtë hyn brenda, ata aty hanë e pinë se skanë nga të shkojnë.

Pa kaluar një muaj, “Stop” ka udhëtuar sërish drejt qytetit t ë Bulqizës. “

Siç iu premtua edhe herën e fundit, falë bashkëpunimit të “Fundjavë Ndryshe”, “Balfin Grup” dhe emisionit “STOP”, kjo familje tashmë Vitin e Ri do ta kalojë në një shtëpi të re

”, tha gazetarja e “Stop”, duke shtuar se kishin ardhur për të bërë inaugurimin e shtëpisë, që me të mëparshëm ka vetëm emrin e njëjtë.

Falënderoj shumë emisionin “Stop” dhe xhaxhin Samir Mane për këtë dhuratë që më bënë për Vit të Ri

”, tha vajza e madhe e familjes.

Ndërsa kryefamiljari Nexhmi Shira tha se krevatin që do të kenë në shtëpinë e re “nuk e kemi pasur as kur jemi martuar.”

Ju faleminderit për nderin që më bëtë. Një shtëpi si kjo nuk e kam parë as në ëndërr, por që “Tv Klan”, “Balfin Group” dhe “Fundjava ndryshe” më bënë të lumtur dhe më bënë shtëpinë që ta kenë fëmijët e mi. Ju falënderoj, Zoti ju bekoftë që mi strehuat fëmijët

”, tha Shira.

Në një mesazh, Presidenti i Balfin Group, Samir Mane, falënderoi emisionin “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”. “

Përgëzoj të gjithë stafin e emisionit “Stop”, Saimirin, Gentin, Arbrin nga “Fundjavë Ndryshe” dhe çdo njeri që ka mundësuar ndihmë ndaj kësaj familjeje në kohë rekord. Pa dyshim, përshëndes edhe stafin e kompanisë time që është marrë ditë natë me këtë punë, që familja Shira brenda Vitit të Ri të jetë në një shtëpi të re, më të bukur dhe më të mirë. Gjatë vitit 2018 kemi bërë shumë, kemi ndihmuar shumë familje në nevojë, kemi ndihmuar shumë njerëz dhe fëmijë në nevojë. Pa dyshim që pjesa më e madhe e këtyre ndihmave nuk janë pjesë e komunikimit publik që ne kemi me njerëzit. Ato i kemi sepse kemi menduar se njerëzit në nevojë duhet t’i ndihmojmë dhe jam i sigurt se edhe për vitin 2019 “Balfin Grup” dhe unë personalisht do të kemi një fokusim të mjaftueshëm për tu marrë me familjet në nevojë, natyrisht me fonde edhe më të mëdha se ato të vitit 2018. Unë i uroj familjes Shira më të mirën për vitin 2019, gëzim, lumturi, dhe shpresoj që këtë ndihmë të vogël që ne kemi dhënë ta gëzojnë përgjithmonë

”, tha Mane.

Gentian Zenelaj kishte edhe një thirrje për të gjithë biznesmenët që kanë mundësi: “

Qasuni, ndihmoni se nuk ju kushton asgjë.

“Ndihmoni sepse siç ka thënë Profeti Muhamet: ‘

Bamirësia nuk të varfëron’; një thënie të cilën e ka marrë “Fundjavë ndryshe”

”, tha Saimir Kodra.

Rasti i dytë vjen nga Belshi, ku “Stop”, “Fundjava” dhe shkolla jopublike “Green School” në Elbasan, kanë bërë me shtëpi të re familjen e Suzana Bajramit, së cilës i ka vdekur edhe bashkëshorti.

Një telefonatë e mbërritur në emisionin “Stop” më ka bërë që të nisem drejt Belshit, për të mbërritur në familjen Bajrami, një familje me një histori të trishtë, por edhe në kushte të vështira ekonomike

”, tha gazetarja e “Stop”.

Jam Suzana Bajrami, ka dy vjet që më ka ndërruar jetë burri. Më ka lënë në kushte shumë të vështira. Nuk kam as shtëpi dhe asgjë. Njerëzit e burrit më nxorën jashtë dhe më kanë lënë në qiell të hapur. Më dha një komshie një dhomë, u lutem shumë emisionit “Stop” që të na ndihmojë

”, tha kryefamiljarja, lutja e cilës u plotësua falë bashkëpunimit me shkollën jopublike “

Green School

” në Elbasan.

Kjo nuk është shtëpia jonë, kemi 2-3 muaj që jetojmë këtu. Më parë kemi jetuar në një shtëpi të braktisur dhe të shkatërruar, pothuajse nën qiell të hapur. U larguam nga aty, sepse u shemb shtëpia. Kur të rriten do të bëhem doktoreshë

”, tha vajza e Suzanës.

Ndërsa djali, i pyetur për dëshirën e tij më të madhe të vitit 2019, mes lotësh tha se donte të kishte një shtëpi të re.

Duket se në këtë vit të ri edhe dëshira e familjes Bajrami për tu bërë me shtëpi të re u bë realitet. Bashkë me “Fundjavë Ndryshe” dhe shkollën “Green School” kemi ardhur në familjen Bajrami për t’i dërguar ata në shtëpinë e re dhe të bukur që është ndërtuar për ta

”, tha gazetarja.

Mes lotësh, zonja Suzana i falënderoi të gjithë kontribuuesit që e kanë ndihmuar. “

Falënderoj të gjithë shqiptarët që më ndihmuan dhe i bënë fëmijët e mi të lumtur si të gjithë të tjerët

”, tha ajo. /

tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori