Kina nis festimet pavarësisht koronavirusit

Pamje të jashtëzakonshme vijnë nga Kina në kuadër të festivalit të Pranverës, pjesë e festimeve të vitit të ri hënor, pavarësisht frikës dhe kërcënimit të virusit vdekjeprurës që ka goditur vendin.

Në qytetin Shuozhou në provincën Shanxi, në veri të vendit, qindra fenerë shumëngjyrësh kanë ndezur qiellin, duke iu dhuruar banorëve një festë të rrallë vizuale.

Fantazia për krijimin e fenerëve duket e palimit, pasi i shohim si shporta me lule, si flutura, apo thënie e bekime të kulturës kineze për vitin e ri.

Ndërkohë në qytetin Qinhuangdao të Provincës Hebei është mbajtur një shfaqje e jashtëzakonshme, që ka mahnitur vizitorët.

E gjitha me fenerë, tashmë simbol të kulturës kineze, të ndarë në shtatë zona,  që përshkruajnë kohë të ndryshme në historinë e gjatë të kinës.

Tv Klan