Viti i Ri me të burgosurit e burgut 325 – (31 dhjetor 2000)




Viti i Ri me të burgosurit e burgut 325 – (31 dhjetor 2000)

17:46 31/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky është burgu 325 në Tiranë. Këtu vuajnë dënimin burra dhe gra për krime të ndryshme që nga prerja e druve pa leje dhe deri tek vrasja. Për shumicën e këtyre njerëzve, Vitit i Ri është thjesht një vakt më shumë dhe një ditë më pak, por ka edhe përjashtime.

Është hera e parë në historinë e burgjeve shqiptare, që janë 8 të dënuar me leje që festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre. Duhet përmendur dhe një fakt i rëndësishëm, që gjithashtu për herë të parë në burgjet shqiptare, gjatë këtij viti janë 129 leje të dhëna nga drejtoria e burgut, ku të dënuarit kanë shkuar me leje pranë familjeve të tyre”.

Megjithatë për këta 70 vjeçar, amnistia mbetet e vetmja shpresë. Më optimistët mundohet ta marrin jetën siç vjen, por gëzimi i festave jo gjithmonë i depërton këto mure. Urojmë një vit të mbarë edhe për këtë pjesë të shoqërisë./tvklan.al













Të ngjashme