Viti i Ri ka trokitur në Zelandën e Re, me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh në Auckland.

Spektaklet zhvillohen njëherësh në dy prej objekteve ikonë, Sky Tower dhe Harbour Bridge. Ekipi që ka organizuar spektaklet ka përdorur 500 kg fishekzjarre, 1.5 tonë objekte mbështetëse dhe 12 kilometër sistem kabllor.

Festa u zhvendos 2 orë më vonë në Sidnej të Australisë.

Viti i Ri 2019 trokiti edhe në qytetet e mëdha aziatike të Lindjes së Largët.

Edhe Peniani i Koresë së Veriut u ndriçua nga spektakli i fishekzjarrëve dhe dritat shumëngjyrëshe në sekondat e para të 2019-ës.

Gjithçka gati për të pritur 2019-ës është edhe nëpër kryeqytetet kryesore europiane dhe në Amerikë, që përmbyll ciklin e festës së ndërrimit të viteve.

Tv Klan